Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar " />

Nga këto komuna janë 28 rastet e reja me koronavirus

Nga këto komuna janë 28 rastet e reja me koronavirus

Janë konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sipas të cilëve rastet e reja janë nga këto komuna:

“Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com