Nga këto komuna janë të prekurit e sotëm me koronavirus

Nga këto komuna janë të prekurit e sotëm me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 37 persona janë prekur me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në Facebook, rastet pozitive janë raste kontakte.

Nëntë raste me vendbanim në Lipjan, tetë raste me vendbanim në Pejë, gjashtë raste me vendbanim në Prishtinë, pesë në Skorobishtë-Prizren, katër në Podujevë (sipas vendbanimit: dy (2) raste Podujevë dhe dy (2) raste Pollatë), dy nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan.