Nga këto sëmundje vuanin dy të vdekurit nga Koronavirusi në Kosovë

Nga këto sëmundje vuanin dy të vdekurit nga Koronavirusi në Kosovë

Kanë vdekur edhe dy persona nga Koronavirusi në Kosovë, të cilët kanë quar në tre numrin e të vdekurve nga ky virus në vend, shkruan Gazeta Insajderi.

Dy të vdekurit vuanin edhe nga sëmundje të tjera, të cilat ua bënë të pamundur luftimin e këtij virusi.

Pacienti i gjinisë mashkullore S.N i lindur në vitin 1961, ka qenë me sëmundje shoqëruese si: (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale).

Ndërsa pacientja e gjinisë femër N.R, e lindur në vitin1959 ka pasur edhe sëmundje si: (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica), thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Të dy pacientët kanë qenë të pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Invektive.

Deri më tani në Kosovë janë 145 persona të cilët janë prekur nga COVID-19, 23 janë shëruar ndërsa 3 të vdekur./ Insajderi.com

Lexo edhe:

Vdesin dy persona nga koronavirus në Kosovë

Nga këto komuna janë dy të vdekurit nga koronavirus sot në Kosovë