Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga kjo javë, qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare, njofton Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, MSH ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për shkak të lehtësimit të qasjes në procesin e vaskinimit dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.
Ndryshe, të mërkurën, në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se aktualisht në stoqe janë rreth 600 mijë vaksina anti-COVID’19 teksa edhe ka paralajmëruar se gjatë muajit shtator numri i vaksinave të administruara pritet të jetë më i lartë se përgjatë muajit gusht që ishin mbi 410 mijë doza të vaksinës.