Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se vaksinat e para anti-COVID në Kosovë do të arrijnë sot në orën 20:15, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit, është organizuar edhe ceremony, ku i pranishëm do të jetë kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ambasadorë të QUINT-it.
“Ju njoftojmë se sot, 28 mars 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX”, thuhet në komunikatë.
Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15.
Agjenda e ceremonisë:
-20:15 – Fillimi i ceremonisë
-20:20– Fjalimet (Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së). /Insajderi.com