
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, është takuar me nënkryetarin e Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.
Nënkryetari Musliu, në takimin që ka pasur me ministrin, Anton Quni, ka kërkuar nga ky i fundit “që të krijohet një kuotë e veçantë për kandidatët për kadet nga Lugina e Preshevës që janë njëkohësisht banorë të Republikës së Kosovës”.
Ndërsa në anën tjetër, ministri Quni, u zotua se në të ardhmen do të ketë kuotë të posaçme për kandidatët për Akademi Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Insajderi.com