Nga mercedesi në Gjermani, shqiptarët kthehen menjëherë në vendlindje

Nga mercedesi në Gjermani, shqiptarët kthehen menjëherë në vendlindje

Një grup policësh civilë kanë patrulluar rreth mesnatës së djeshme në rajonin Freising të Gjermanisë.

Ata fillimisht parandaluan një mercedes të zi, ku brenda kishte tre pasagjerë nga Shqipëria. Mes tyre ishte edhe një 28 vjeçar, ndaj të cilit kishte urdhër për dëbim nga Prokuroria gjermane, shkruan focus.de.

28 vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Erding, ku menjëherë u vendos që të dëbohet për në vendlindje. Krahas tij, shoferi u gjobit, për shkak se kishte problem me sigurimin e veturës./albinfo.ch