Nga mesi i qershorit pritet të lejohen dasmat

Nga mesi i qershorit pritet të lejohen dasmat

Nga 15 qershori në Kosovë pritet të lejohet organizimi i ahengjeve e po ashtu të hiqet ora policore, njofton Insajderi.

Po ashtu pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në orën 00:00.

Kështu është bërë e ditur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës pas takimit virtual që kanë zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. Po ashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftimin e AKK-së./Insajderi.com