Ish-sekretari Ministrisë së Shëndetësisë thotë se nuk ka pasur dokument zyrtar që tregon se Agon Musliu kishte sëmundje

Ish-sekretari Ministrisë së Shëndetësisë thotë se nuk ka pasur dokument zyrtar që tregon se Agon Musliu kishte sëmundje

Ish-sekretari i Ministri së Shëndetësisë, Nazim Bardiqi ka thënë se zyrtarisht nuk kanë pasur document të dorëzuar që do të vërtetonte sëmundjen e pretenduar për të riun, Agon Musliu, i cili ka ndërruar jetë teksa ishte në karantinë pas kthimit nga Gjermania në konvikte.

Ai gjatë raportimit në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë, theksoi se në shkresat që ka qenë edhe ai i përfshirë nuk ka parë asnjëherë një dokument shëndetësor, i cili do të vërtetonte sëmundjen e 26-vjeçarit nga Gjilani.

“Doktoresha, e cila ka qenë përgjegjëse dhe i ka rastisur që të ndjerin ta pranojë, ka bërë deklaratën me shkrim dhe ka treguar se as asaj ndonjë dokument i cili do të vërtetonte ekzistencën e ndonjë sëmundje të të ndjerit nuk ka pasur. Për vërtetimin i cili më vonë ka dalë në media, nuk e di sa kam të drejtë të them tani, dhe për shkak të etikës profesionale nuk mund të shpalos të dhëna”, theksoi ai.

Sekretari i suspenduar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se nga Ambasada e Kosovës në Berlin, në listat e personave që janë dërguar për karantinim, është pohuar se Musliu ka qenë i sëmurë.

“Kanë ardhur lista me tabela ku ne paraprakisht i kemi njoftuar lidhur me kriteret se cilët janë ata qytetarë, të cilët nuk duhet t’i nënshtrohen karantinës, në mënyrë që të vijnë ata në fillim, sepse edhe resurset për karantinën, diku 10 për qind të krejt kapaciteteve kemi mundur t’i përdorim ose maksimum 15 për qind të Qendrës së Studentëve. Ka qenë një shkresë në këtë rast në formë tabelare, në të cilën Ambasada e Kosovës në Berlin ka shkruar të gjithë qytetarët, të cilët do të kthehen në datën e caktuar. Dhe që për rastin në fjalë të cilin e përmendet në njërën nga rubrikat vërejtje, ka pohuar të ketë një sëmundje dhe posedon dokumentin me vete”, ka thënë ai.

Agon Musliu, dyshohet se ka bërë vetvrasje, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagët e marra pas hedhjes nga largësia në “Qendrën Studentore”.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 25.000 euro për familjen e tij. Teksa, babai i Agonit ishte akuzuar Qeverinë Kurti për vdekjen e djalit të tyre. /Insajderi.com/