Nga Mongolia deri në Kolumbi – Vota prej diasporës ka pasur edhe nga këto shtete

Nga Mongolia deri në Kolumbi – Vota prej diasporës ka pasur edhe nga këto shtete

Rreth 14 mijë vota nga vende të ndryshme të botës kanë ardhur në Kosovë, të cilat sot kanë filluar të numërohen nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas një dokumenti të cilin e posedon ‘FrontOnline’,  shihet që vota ka pasur edhe nga shtetet ku jetojnë shumë pak bashkatëdhetar.

Në listën prej nga kanë ardhur votat e mërgatës, shihet që nga Mongolia kanë ardhur 6 vota, Japonia 2 vota, Nigeria, Siria, Portgualia, Bahreini, Azerbejxhani, Izraeli, Senegali, Armenia dhe Kolumbia kanë ardhur nga një votë.

Sipas këtij dokumenti më së shumti vota kanë arritur në Kosovë nga Gjermania, përkatësisht 5.892.