I njohur si repo" />

Nga Mussolini tek Sarah Palin – 10 gazetarët që i hynë politikës

Në një kohë kur aderimet e gazetarëve kosovarë në parti politike janë bërë temë e diskutimeve ditore, Insajderi ua sjellë 10 personazhet që gjatë historisë lanë gazetarinë dhe u bënë politikanë.

Nga Mussolini tek Sarah Palin – 10 gazetarët që i hynë politikës

1. Winston Churchill

I njohur si reporteri i ri i luftës, korrespondent i “The Morning Post” për një vit gjatë luftës Boer, u nominua nga Francis Hoar, Robert Hutton dhe Stuart.
2.Ruth Davidson

Gazetare në Glenrothes Gazette, Kingdom FM dhe BBC-Skotlandë: prodhuese, prezantuese dhe gazetare për shtatë vite. Që nga viti 2011, anëtare e parlamentit skocez dhe udhëheqëse e konservatorëve skocezë. Ajo u propozua nga Lawrence Freedman.

3. Nigel Lawson

Gazetar në Financial Times, Sunday Telegraph, redaktor i The Spectator, 1966-70. Kancelari i Thesarit, 1983-89.

4.Benito Mussolini

Ai ishte redaktor në dy gazeta të Partisë Socialiste dhe më pas historia e tij si politikan ishte më famëkeqja në historinë botërore.

5. Balls Ed

Ishte udhëheqës-shkrimtar në “Financial Times” 1990-94. Nga Janice Morphet, e cila gjithashtu u propozua nga Yvette Cooper, The Independent, korrespodent i pavarur nga 1995, kreu-shkrimtar dhe redaktor i ekonomisë evropiane në vitin 1997.

6. Jim Hacker

Redaktor i gazetës Reforma, ministër në Departamentin për çështje administrative dhe më vonë kryeministër. Po, ministër dhe po, kryeministër.

7.  Michael Foot

“Nuk dihet shumë nëse ai e redaktoi Standard-in e mbrëmjes gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thotë Paul T Horgan, raporton gazeta The independent.

8. Horatio Bottomley

“Financier, gazetar, redaktor, pronar i gazetave, mashtrues dhe deputet”, thotë Robert Hutton duke cituar nga Wikipedia. Ndër të tjera, themelues i  “Financial Times” dhe “John Bull magazine”.

9. Sarah Palin

Ajo filloi si një gazetare dhe transmetuese e  sportit. Reportere e sportit për KTUU-TV dhe KTVA-TV në Anchorage, gazetare sportive e zonave kufitare e Mat-Su Valley në Alaska, 1987-88.

10. Bill Deedes

I vetmi person deri më sot i cili ka qenë ministër i kabinetit gjatë viteve 1962-64, dhe redaktori i një gazete kombëtare, “The Daily Telegraph”, 1974-86./Insajderi.com