Masa të reja

Nga nesër Aeroporti i Prishtinës me rregulla të reja

Nga nesër Aeroporti i Prishtinës me rregulla të reja

Në kuadrin e masa për rihapjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka takuar sot drejtorin e AACK, Bujar Ejupi si dhe përfaqësues të ANP “Adem Jashari”, Gökmen Aritay dhe Uran Vela, njofton Insajderi.

Në këtë takim u bisedua rreth masa që duhet të merren për mbrojtje nga Covid-19 në Aeroportin e Prishtinës.

“Sot prita në takim të përbashkët drejtorin e AACK, Bujar Ejupi si dhe përfaqësues të ANP “Adem Jashari”, Gökmen Aritay dhe Uran Vela. Diskutuam për rifillimin e fluturimeve ajrore duke u siguruar se janë ndërmarr të gjitha masat sipas Manualit për mbrojtje nga përhapja virusit COVID-19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”.

 

Masat shtesë të cilat duhet të zbatohen nga nesër me rastin e rifillimit të fluturimeve, janë:

  1. Pasagjeret duhet të jenë në Aeroport 3 orë para fluturimit
  2. Matja e temperaturës do të bëhet për te gjithë pasagjerët, që hyn ne terminal
  3. Përdorimi i kabinetit për dezinfektim në hyrje të terminalit.
  4. Masa shtesë të Policisë, Doganës, MSH-së.

Në këtë takim të ministrit Abrashi me përfaqësues të ANP u diskutua edhe rreth planeve për investime të reja në këtë institucion. /Insajderi.com