Nga nesër, KRU “Prishtina” iu shkon konsumatorëve në shtëpi për nënshkrim të kontratës

Nga nesër, KRU “Prishtina” iu shkon konsumatorëve në shtëpi për nënshkrim të kontratës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” se nga e shtuna, do të fillojë të trokas në dyert e konsumatorëve që janë të kyçur në systemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar Kontratën për Shërbime, njofton Insajderi.com.

Sipas njoftimit, me këtë kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim mes palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura.

Foto ilustruese.

“Ju njoftojmë se, duke filluar nga dita e nesërme , 9 tetor 2021 ( e shtunë, për arsye se pjesa dërmuese e konsumatorëve gjenden në shtëpi),  KRU”Prishtina” sh.a. do të fillojë të trokas në dyert e secilit konsumatorë që është i kyçur në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për të nënshkruar Kontratën për Shërbime.

Me Kontratë të shërbimeve të ujit rregullohen marrëdhëniet juridike, gjegjësisht të drejtat dhe obligimet, përfshirë edhe të drejtën për kompensim midis palëve kontraktuese, për ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, KRU “Prishtina” ka treguar se kjo kontratë përmban të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit dhe ankesat apo kërkesat e konsumatorit.

“Kontrata përmbanë: Të drejtat dhe obligimet e palëve për shërbimet e ofruara, të drejtat dhe obligimet e konsumatorit, faturimi për shërbime të ofruara, ankesat/kërkesat dhe shqetësimet e konsumatorit e shumëçka tjetër të bazuara në dispozitat ligjore, të cilat do u kumtohen direkt nga ekipet që do fillojnë punën në terren nga dita e nesërme”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com