Nga nesër lejohen vikendet e rregullta për të burgosurit e vaksinuar

Nga nesër lejohen vikendet e rregullta për të burgosurit e vaksinuar

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton nga e marta e 5 tetorit, do të fillojë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar.

Sipas njoftimit, lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, “komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në komunikatën për media të SHKK-së.

Foto e ilustruar

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i vaksinimit, gjithsej një milion e 379 mijë e 793 doza të vaksinës janë dhënë në Kosovë, prej tyre 567 mijë e 280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com