Nga nesër në Prishtinë kryhen testet seriologjike me rekomandime të mjekut

Nga nesër në Prishtinë kryhen testet seriologjike me rekomandime të mjekut

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka njoftuar se nga nesër qytetarët mund të bëjnë testin seriologjik nëse kanë simptoma të COVID-19, njofton Insjaderi.

Përmes një postimi në Facebook Gashi  ka shkruar se ata duhet të lajmërohen në QMF nga ku do të udhëzohen për veprimet e mëtutjeshme.

Ky hap vjen pasi që Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që testet për Covid-19 të kalojnë edhe në kompetenca të komunave të vendit./Insajderi.com