Nga nesër, shi dhe erëra të forta mbi vendin tonë

Nga nesër, shi dhe erëra të forta mbi vendin tonë

Instituti Meteorologjik i Kosovës bën me dije se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, raporton Koha.net.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Nga dita e nesërme pasdite e tutje priten reshje shiu të intensitetit të lartë të cilat do të shoqërohen edhe me erëra të forta.