Janë bërë të ditura masat e reja ndaj COVID-19 që pritet të hynë në fuqi që nga dita e nesërme, më 23 dhjetor, njofton Insajderi.
Njëra ndër këto masa të cilat pritet të ndryshohen është zgjatja e orarit të lëvizjes për qytetarët që do të vlejë njësoj në të gjitha komunat.
Nga ora 05:00 deri në orën 20:00 do të lejohet orari i lëvizjes dhe puna e bizneseve, gjithashtu në të njëjtën orë do të lejohen të punojnë edhe operatorët ekonomikë, e qendrat tregtare.
Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbimin “Merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.
Ndërkaq, masat e tjera për transportin publik e atë privat, vazhdojnë të jenë të njëjta sikurse deri më tani, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.
Ndërkohë, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershë, që vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.
Nga kjo masë lirohen vetëm ata të cilët nëpërmjet aeroportit ose pikave kufitare tokësore, largohen nga territori i Kosovës brenda tri orëve.
Ndërsa, një pikë tjetër që ka të bëjë me pensionistët, thuhet se ju lejohet dalja vetëm gjatë orës 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00. /Insajderi.com /Insajderi.com