Nga Nisma reagon pas rezultatit zgjedhor, e quajnë betejë të humbur

Nga Nisma reagon pas rezultatit zgjedhor, e quajnë betejë të humbur

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, ka reaguar pas përfundimit të publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas të cilave kjo parti nga 97.61% të votave të numëruara deri tani, ka marrë vetëm 2.60 për qind të votave, njofton Insajderi.

Krasniqi e ka quajtur betejë të humbur këtë rezultat zgjedhor, teksa ka shtuar se “luftën politike në mbrojtje të vlerave kombëtare me çlirimtare dhe për çlirimtarët do ta vazhdojnë”.

“Të nderuar mbështetës dhe simpatizantë të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falënderoj për mbështetjen dhe tërë aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve.

Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN. Përjetësisht me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM!”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com