Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të katër Exit Poll-e në media të ndryshme pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë, të cilat parti fituese e kanë paraqitur Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insajderit.
Në asnjë nga këto Exit Poll-e Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun e zgjedhjeve.
Nga kjo parti përmes një postimi në Facebook janë shprehur se këto projeksione tregojnë se cila parti ka mbështetje më të madhe, por nuk tregojnë rezultatin në kutitë e votimit.
“Saktësia e exitpolleve nuk vlen sidomos për partitë e vogla!
Prandaj, ftojmë komisionerët dhe vëzhguesit e NISMËS që të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit!”, thuhet në reagimin e Nismës.
Tutje, nga kjo parti thonë se sipas informacioneve të tyre, besimi nga qytetarët është rritur.
“Sipas informatave tona nga njerëzit tanë në teren, besimi për Nismën Socialdemokrate është rritur nga qytetarët e vendit, prandaj është shumë e rëndësishme që besimi i qytetarëve i dhënë përmes votës të lexohet drejtë dhe të mos cenohet nga askush”, përfundon reagimi./Insajderi.com