Nga një rivalitet në një bashkëpunim të pretenduar

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë figura të shumë komentuara në skenën politike kosovare.

Nga një rivalitet në një bashkëpunim të pretenduar

Të dytë ishin kandidatë për t’i prirë ekzekutivit në garën e zgjedhjeve të 6 tetorit. Albin Kurti si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani e kandiduara e LDK-së si kandidate për kryeministre.

Gara në mes tyre ishte e ngushtë, Osmani ishte më kritike ndaj Kurtit para zgjedhjeve.

Pas fushatës zgjedhore rivaliteti tyre u shndrrua në një bashkëpunim i pretenduar nga zyrtarë të LDK-së dhe subjektet tjera politike – ata besojnë qe në mes Osmanit dhe Kurtit ekziston një partneritet shumë i detajuar bashkëpunimi politik. Por, Osmani i ka mohuar këto pretendime.

Osmani ka thënë se ka përafërime me Kurtin, në të njëjtën kohë thotë se ajo po mbron premtimin elektoral që i kishte dhënë elektoratit të LDK-së; koalicion me VV-në.

Ka disa raste kur Kurti e Osmani dalin për kafe, madje ata së bashku për nder të 17 shkurtit shkuan tek varri i Ibrahim Rugovës ( vizita e parë e Kurtit) dhe tek varri i Adem Demaçit ( vizita e parë e Osmanit).

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u panë  bashkë në një aktivitet ku u takuan me delegatët e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut.

Vjosa Osmani është e shkarkuar nga dy pozita udhëheqëse në LDK; nënkryetare dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndër shkaqet përmenden edhe mosvotimi i Qeverisë Hoti, ekzekutiv i kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com/