Nga ofendimet e Ramës, te shqiponja e Hoxhajt – Gjithçka çfarë ndodhi në mbledhjen e dy qeverive

Nga ofendimet e Ramës, te shqiponja e Hoxhajt – Gjithçka çfarë ndodhi në mbledhjen e dy qeverive

Për të pestën herë qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë u bënë bashkë, kësaj radhe në qytetin e Pejës. “Ëhat the fuck” i Edi Ramës, tentimi i çuditshëm i Enver Hoxhajt për të barë shqpiponjën, e kabineti i Kosovës me asnjë grua, ishin “pikantet” e kësaj mbledhje.

Me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, nisi edhe zyrtarisht mbledhja e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që kësaj radhe u vendos të mbahej në Pejë.

Ecjen në tepihun e kuq kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Haradinaju e shoqëruan edhe me shtrëngim duarsh me ministrat e vendeve reciproke.

Ishte Rama që nisi përshëndetjet me zyrtarët e qeverisë së Kosovës, në të cilën nuk ishte asnjë grua. Edhe e vetmja minister në qeverinë Haradinaj, Dhurata Hoxha e kishte dërguar Lirak Çelajn si zëvendësues.

Me hyrjen në sallën që ishte përcaktuar për tu mbajtur mbledhja, vërehej disponimi i Edi Ramës që rezultoi të jetë me tone ofenduese.

Përgjatë kohës sa po fliste për raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ai kritikoi institucionet ndërkombëtare.

Përdori edhe fjalë ofenduese në gjuhën angleze. “What the fuck”, ishte termi i përdorur nga kryeministri i Shqipërisë.

I ashpër Edi Rama u pa edhe kur foli për taksën 100% të Kosovës ndaj Serbisë. Theksoi se një vendim i tillë është më shumë vendim politik se ekonomik.

I doli në mbrojtje edhe ministrit të Financave Arben Ahemtaj. “Ai nuk ka pse të pendohet”, u shpreh Edi Rama.

Fjalët ofenduese Rama i la edhe për konferencë. Por para kësaj ndodhi edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Kësaj radhe ishin plot 9 të tilla, të cilat ishin të propozuara edhe në mbledhjet e kaluara që ishin mbajtur.

Gazeta Insajderi ka raportuar se në 4 mbledhjet e fundit, nga 28 marrëveshje vetëm 10 prej tyre janë zbatuar.

Në këtë mbledhje me rëndësi të veçantë ishin marrëveshjet për heqjen e Roamingut, unifikimi doganor dhe njohja e patentë shoferëve.

Ofendimet e vërteta, Edi Rama i kishte lënë t’i thoshte në konferencën për media. E mbrojti Hashim Thaçin, para syve të Haradinajt, në kohën kur këta dy të fundit asesi s’po pajtohen për korrrigjimin e kufijve.

Tha se kushdo që i thotë Hashim Thaçit tradhtar, “është gomar”.

“Hashim Thaçi është president i Kosovës, gjithashtu edhe komandant i UÇK-së. Kush i thotë Thaçit tradhtar, ai është gomar”, deklaroi Rama.

Tema e korrigjimit të kufijve, ishte ajo mori hapsirën më të madhe në konferencë. Haradinaj tha se nuk do t’ia lejojë askujt ndryshimin e kufirit.

“Kush mendon se merr tokë prej Kosovës e ka gabim, a ke i Kosovës a i Shqipërisë, a i kujdo koftë, asnjë metër e Kosovës nuk merret më, a ke Ramushi a Edi a Hashim Thaçi a kushdo tjetër, gabon rëndë. Kjo është tokë e shqiptarëve e lame me gjak, 17 shkurti nuk preket më, duhet ta dijë gjithkush këtë. Me këtë kufi na ka njohtë edhe Shqipëria edhe Amerika”, është shprehur Haradinaj.

Por më i butë u shpreh Edi Rama. Kryeministri i Shqipërisë tha se në këtë situatë, nuk mund të përjashtohet asnjë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëndrimi im është ai që e kam shprehur në fillim. Korrigjimi i kufijve duhet të sqarohet me vizion të qartë strategjik. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar, dhe duhet me një qëllim: shqiptarët nuk duhet të jenë me të ndarë, duhet të bashkohen si një komb me dy shtete”, deklaroi Edi Rama.

Të dy kryeministrat diskutuan edhe për taksën në rrugën e Kombit. Haradinaj e Rama u pajtuan që taksa e vendosur do të mbetet, por që punimet në rrugë duhet të përfundojnë.

“Spektakli” i vërtetë ishte lënë për fund. Të gjithë ministrat, bashkë me dy shefat e qeverive u panë të lumtur në fotografinë e përbashkët.

Pas një mbledhje me tone patriotike, ministrat e zv/kryeministrat bënë me duar edhe shqiponjën.

Por jo të gjithë e realizuan në mënyrën më të mirë.

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi ia huqi me mënyrën e realizimit të shqiponjës. /Insajderi.com

Mbledhja “patriotike” e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërsë

Patriotizmi i mbledhjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, vazhdoi sot në Pejë

Posted by Insajderi on Monday, 26 November 2018