Nga opozita kërkojnë qasje në kontratën e Ministrisë së Shëndetësisë me “Pfizer”

Nga opozita kërkojnë qasje në kontratën e Ministrisë së Shëndetësisë me “Pfizer”

Nga opozita kanë kërkuar që të kenë qasje në kontratën që Ministria e Shëndetësisë e nënshkroi me kompaninë  e vaksinave “Pfizer”, njofton Insajderi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu – pjesë e Komisionit për Shëndetësi, theksoi gjithashtu se “procesi i vaksinimit po shkon shumë ngadalë”.

“Duke u bazuar në të dhëna, rezulton se Kosova ka 178 mijë doza të vaksinave donacion, ende nuk ka marrë asnjë kontingjent të blera nga ‘Pfizer’-i dhe ne të dërgojmë shkresë MSH-së me dit kur ka me ardhur doza e parë e vaksinave, i dytë dhe për çdo muaj sa vaksina kanë në dispozicion”, tha Haxhiu.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni po ashtu është miratuar edhe Plani i Punës për vitin 2021 si dhe fushëveprimi i Komisionit.

“Angazhimi për sigurimin e një mirëqenie, duke përfshirë sigurimin për të gjitha kategoritë. Angazhimi për identifikimin e programeve të Qeverisë. Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit. Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve”, tha kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku.

Kosova ka arritur marrëveshje me “Pfizer” për furnizim me vaksina, mbi 1 milionë e 200 mijë do të arrijnë deri në fund të këtij viti, sipas Minsitrisë së Shëndetësisë.

Në Kosovë deri më tash rreth 20 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, ndërsa mbi 134 mijë dozën e parë. /Insajderi.com