Nga ora 16:00 mblidhet Kuvendi për formimin e Qeverisë

Nga ora 16:00 mblidhet Kuvendi për formimin e Qeverisë

Seanca plenare për formimin e Qeverisë së re, pritet të fillojë të hënën e 22 marsit nga ora 16:00, njofton Insajderi.

Kështu merr vesh Gazeta Online Insajderi nga burimet e saj brenda Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti, është deklaruar pak çaste pasi Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në prononcimin e tij të shkurtër para mediave, Kurti tha se pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeverisë si mandatar i ardhëshm dhe më pas do të ndjekim hapat kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Kurti.

Kërkesës së Kurtit i është përgjigjur Konjufca derisa bëri pranim-dorëzimin e mandatit të Kryeparlamentarit nga Vjosa Osmani, për çka tha se e lë të hapur mundësinë që Kuvendi të mblidhet pas disa ore. /Insajderi.com