Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku duke komentuar raportimet se presidenti kroat ka ofruar garancë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ka thënë se këtë veprim do të duhej ta bënte fillimisht shteti i Kosovës.
Klinaku ka folur edhe për mundësinë e protestave nga OVL e UÇK-së në rast se institucionet e vendit nuk angazhohen në këtë drejtim.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk është planifikuar.
“Jo nuk kemi planifikua asgjë dhe për këtë punë vendosin organet drejtuese. Është absurde që shtetet e huaja të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, e jo shteti ynë. Mirë ka qenë këta me garantua, e a pranohet apo jo është çështje tjetër”, ka thënë Klinaku për lajmi.net.
Gjatë ditës së sotme, ish-gjenerali i UÇK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se përpos Kroacisë, garancë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë kanë ofruar edhe Austria dhe Sllovenia. /Insajderi.com