
“Shteti duhet ta fus në burg”, kështu është shprehur sekretari i Organizatës së Veteranëve të Kosovës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ndaj priftit i dyshuar që “hoqi flamurin kombëtar shqiptar nga kulla e Koshares”.
Klinaku për Gazetën Online Insajderi.com, tha se “Institucionet e Kosovës janë fajtore për pakujdesi ndaj ruajtjes së vlerave kombëtare”.
“Shteti i Kosovës duhet të kujdeset për ruajtjen e vlerave kombëtare. Ky prift duhet të futet në burg”, tha ai.
Është raportuar se në prift ortodoks ka “larguar nga kulla e vrojtimit në Koshare”, flamurin kombëtar shqiptar.
Provokime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe janë konsideruar si negative për ngecjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. /Insajderi.com