Nga parashuta tek prezervativët – si t’i mbijetoni një apokalipsi botëror

Nga parashuta tek prezervativët – si t’i mbijetoni një apokalipsi botëror

Presidenti Trump kërcënoi se “do ta shkatërrojë totalisht Korenë e Veriut”. Një tjetër uragan godet Amerikën. Një termet i dytë katastrofal goditi Meksikën. Terroristët sulmojnë në Londër. Dhe këto nuk janë të vetmet ngjarje me pasoja tragjike që ndodhën javën që lamë pas.

Nëse vazhdon kështu, bota është duke shkuar drejt fundit. Por a ka ndonjë gjë që mund të bëjmë për të qenë të përgatitur? Në këtë mënyrë, The New York Times e fillon një shkrim që e ka titulluar “Si t’i mbijetojmë Apokalipsit”.

Madje gazeta amerikane thotë se kjo pyetje nuk është filozofike apo teologjike duke thënë se kohëve të fundit paranoja për fundin e botës po bëhet një realitet plot ankth.

Në një botë ku të gjithë liderët janë të zhytur në veprime ekstreme duke përfshirë këtu edhe grupe të ndryshme terroriste, ardhmëria nuk duket aspak e sigurt. Gazeta amerikane pyet nëse dikush në botë ndihet i sigurt kur personat kryesor që kanë në dorë shkatërrimin apo jo të gjysmës së botës, Donald Trump dhe Kim Jong-un janë përgjegjësit kryesorë.

Kësisoj ajo ka dhënë disa këshilla sesi të mbijetohet , raporton Insajderi.

Satelitët e mbijetesës.

Çka nëse nuk ka energji elektrike. Supermarketet janë plaçkitur. Ju duhet të keni diçka për të mbijetuar. Ne ju propozojmë çantat e lehta ushtarake, të pajisura me pajisje që funksionojnë të paktën 72 orë. Ato duhet të përmbajnë kapëse ose qese që njihet si pllakat e pastrimit të ujit dhe një lopatë multifunksionale e cila mund të blihet për 200 dollarë.  Letrat e ndryshme dhe mbi të gjitha pajisje që sigurojnë zjarrin.

Paraja mund të zhduket, blini monedha argjendi

Dy vite më parë, Greqia u detyrua të mbyllë bankat dhe të kufizojë tërheqjen e parave në bankomata në 60 euro. Shumë analistë botërorë parashohin një krizë në Wall Street por edhe në ekonomitë e tjera. Në anën tjetër është Bitcoin por ai në një apokalips nuk do të kryente punë.

Kështu që shumë analistë ekonomik dhe financiar po këshillojnë që vetëm paratë metalike të argjendta do të mund të vlejnë në një apokalips.

Blini gjëra që nuk iu del afati

Një nga problemet më të mëdha që mund të qoj në vdekje të njerëzve edhe pas përfundimit të apokalipsit është mungesa e ushqimit apo ushqimi i prishur. Shumë ekspertë rekomandojnë që njerëzit të ruajnë në rezervat e tyre ushqime të cilat kanë afat më të gjatë, sikurse çokollatat e Pashkëve.

Blini prezervativë, por jo për seks

Edhe pse mund të duket një veprim qesharak, kondomët mund të jenë shpëtimi kryesor në një Apokalips. Ato mund të përdoren si rezervat për ujë që është nevoja kryesore e njeriut. Kur ato të fryhen mudn të përdoren edhe për peshkim ose pajisje për sinjalizues.

Armatosuni, por me thikë

Në një rast ku bota mund të marrë fund, nuk ka ligj. Nuk do të ketë. Gjithkush do ta bëjë ligjin vet, andaj ai edhe mund të ju vras, për mbijetese e tjetrit. Andaj merreni një thikë me vete. Do ju gjendet shumë.

 

Blini parashutë ose gjejeni një bunker

Mund të ju duket shumë futuristike dhe e panevojshme por një parashutë e cila mund të bartet në një qante do të ishte shpëtim në rast të apokalipsit. Andaj nëse keni para mund ta bleni qysh tash, dhe sigurohohuni që aty ta shkruani S.O.S. Zgjidhja më e mirë do të ishte bunkeri. Por nuk kanë mbetur shumë në botë. Njashtu sikurse nuk ka mbetur shumë kohë që kur një Apokalips mund ta shuaj botën./Insajderi