Nga PDK-ja tregojnë nëse Vlora Çitaku do të kandidojë për kryetare

Nga PDK-ja tregojnë nëse Vlora Çitaku do të kandidojë për kryetare

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se të Vlora Çitaku ende nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

Ai në emisionin “Frontal” në T7, ka deklaruar se  kontakti i vetëm që e ka pasur me Çitakun, ka qenë gjatë kohës së zgjedhjeve nacionale.

“Kontakti i vetëm me Vlora Çitakun ka qenë për listën zgjedhore. Mua nuk më ka refuzuar, por me personat që ka folur u ka thënë se nuk është e gatshme. Nuk e di. Vlora Çitaku ka qenë pjesë e PDK-së, ka pasur një sukses për PDK, por nuk e kemi parë një gatishmëri të saj për të kandiduar”, ka thënë ai.

Gjoshi ka folur edhe për raportimet, se Memli Krasniqi do të jetë një ndër kundërkandidatët e Hoxhajt për të parin e PDK-së.

Ai tha se Krasniqi ka qenë një ndër mbështetësitë më të mëdhenj të Hoxhajt.

“Nuk kemi parë ndonjë dëshirë konkrete dhe se dikush ka shprehur interesim për të parin e partisë. Në media kemi lexuar, por nuk është se ka shprehur dikush dëshirë për kryetar. Memli ka qenë një prej njerëzve që i ka dhënë mbështetje të plotë z.Hoxhaj gjatë këtyre muajve. Ai edhe në fushatën e zgjedhjeve nacionale ka pasur rol të jashtëzakonshëm. Nuk kam vërejtur gatishmëri të tij për të kandiduar”, ka thënë ai.

Për sa i përket kandidimit të Uran Ismailit, Gjoshi tha se i njëjti është fokusuar më shumë në Prishtinë dhe në ngritjen e partisë në kryeqytet.

“Uran Ismaili është duke punuar me qytetarë në Prishtinë. Ai është edhe kryetar i Degës së PDK-në në Prishtinë dhe më shumë është duke punuar me qytetarë për PDK-në në Prishtinë”, ka thënë ai.

PDK ka njoftuar së me 3 korrik do të këtë zgjedhje për kryetar të partisë.

Kjo parti është prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit pas dhënies së dorëheqjes nga Kadri Veseli, i cili ndodhet në Hagë pasi akuzohet për krime lufte./Insajderi.com