Nga PDK thonë se duhet të fitojnë për hir të Thaçit e Veselit

Nga PDK thonë se duhet të fitojnë për hir të Thaçit e Veselit

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë të enjten se “duhet të fitojnë për hir të Thaçit e Veselit”.

Këto komente nënkryetari PDK-së i bëri gjatë një takimi që kishte me strukturat e degëve të PDK-së në Skenderaj.

“Platforma jonë qeverisëse do të jetë më e mira. Ky program do ta ketë listën më të mirë për deputetë si dhe ekipin më të mirë qeverisëse, me në krye kandidatin tonë për kryeministër, profesorin e nderuar Enver Hoxhaj”, tha Lushtaku.

Për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrezoi Qeverinë Hoti, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë subjekt opozitar gjatë tërë vitit teksa kaluan dy qeveri; Kurti dhe Hoti.

Subjekti politik që ushtrues detyre ka Enver Hoxhajn, njëkohësisht edhe kandidat për kryeministër.  Për herë të parë PDK operon pa dy figurat kryesore të partisë; Hashim Thaçin e Kadri Veselin. /Insajderi.com

 

Takova strukturat e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Diskutuam për situatën e përgjithshme politike…

Posted by Sami Lushtaku on Thursday, 24 December 2020