Nga PSD-ja të bindur se do të dalin mirë në zgjedhje, flasin edhe për koalicionet

Nga PSD-ja të bindur se do të dalin mirë në zgjedhje, flasin edhe për koalicionet

Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi është shprehur i bindur se kjo parti do të dalë mirë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas Çaushit, i vetmi ka qenë grupi parlamentar i PSD-së i cili, pos kritikës, çdoherë ka dhënë edhe alternativa për zgjidhjen e problemeve.

Ai ka thënë se këto punë e bëjnë PSD-në.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se këtë model PSD-ja e ka treguar me qeverisjen e mirë të saj në Prishtinë dhe Kamenicë dhe me aktivitetin e grupit të saj parlamentar.