Nga shiu e breshëri i rrëmbyeshëm, rrugët e Pejës ‘zhyten’ në ujë

Nga shiu e breshëri i rrëmbyeshëm, rrugët e Pejës ‘zhyten’ në ujë

Qyteti i Pejës është goditur nga një shtrëngatë e fuqishme në orët e pasdites.

Rrufeja ka goditur në pjesë të ndryshme të qytetit ndërsa shiu ka qenë i rrëmbyeshëm gjë që ka bërë të përmbyten rrugët.

Në pamjet e dërguara nga lexuesit e Insajderit, shihet shiu dhe breshëri i rrëmbyeshëm që ka bllokuar rrugët e kësaj komune.

Banorët e Komunës së Pejës thonë se si shkak i të reshurave, disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike.