Nga shtatori, Kosova mund të aplikojë që të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare.
Ky ndalim hyri në fuqi më 4 shtator të vitit të kaluar në marrëveshjen e Uashingtonit.
Sabri Kiçmari, drejtor i Akademisë Diplomatiket ë Kosovës, ka thënë se “nga shtatori Kosova mund të aplikojë për anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtarë.
“Unë personalisht mendoj që nga shtatori Republika e Kosovës është krejtësisht e lirë në rrafshin ndërkombëtar që të procedojë me pranim në organizata ndërkombëtare në cilindo nivel që vlerëson se është me interes, por është mendim personal ndërsa për qëndrimet zyrtare sigurisht që kompetenca kanë përfaqësuesit që janë të veshur institucionalisht me të drejtën e vendimmarrjes”, tha ai për Kosovapress.
“Qëndrimet tona në lidhje me këtë çështje duhet të dakordohen plotësisht me miqtë tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, dhe jam i sigurt që edhe ministrja, edhe kryeministri, në komunikimet e tyre zyrtare që kanë me përfaqësuesit e ShBA-së dhe vendeve mike të Bashkimit Evropian, do të numërojnë argumentet e mjaftueshme për rëndësinë që ka pranimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare”. /Insajderi.com