Nga sot çerdhet në Prishtinë fillojnë sërish punën

Nga sot çerdhet në Prishtinë fillojnë sërish punën

Që nga sot, më 10 gusht, çerdhet në Prishtinë kanë filluar sërish punën, njofton Insajderi.

Edhe pse nga komuna nuk është dhënë sqarim nëse edhe çerdhet private do të nisin punën nga po e njëjta ditë, drejtoresha e kopshtit “Mata”, Eranda Tahiri, ka thënë se kanë pritur ditën që të happen çerdhet publike dhe pastaj edhe ata të fillojnë punën.

Mes tjerash Tahiri ka pohuar për EO se janë duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse, si dhe po i përmbahem manualit të propozuar nga komuna e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se komuna e Prishtinës i menaxhon 8 kopshte publike dhe 9 kopshte me bazë në komunitet, duke përfshirë SOS kopshtin.

Sipas tij, këto institucione do të hapen duke zbatuar udhëzimin e hartuar nga MASHT dhe protokollin e hartuar nga Komuna e Prishtinës në mënyrë që të mbrohet shëndeti i fëmijëve e punonjësve. /Insajderi.com/