Sot, e shtunë, do të fillojë aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit, për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti, njofton Ins" />

Nga sot diaspora mund të aplikojë për të votuar në zgjedhjet lokale

Nga sot diaspora mund të aplikojë për të votuar në zgjedhjet lokale

Sot, e shtunë, do të fillojë aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit, për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur në mbledhjen e së premtes të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeshefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

“Operacioni që është duke përgatitur sekretariati është ai përmes postës, kur edhe është periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues nga jashtë vendit. Sekretariati ka identifikuar të gjitha e-mail adresat e të gjithë votuesve që kanë qenë të aprovuara në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të njëjtëve do t’i dërgoj e-mail adresë për të konfirmuar a dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje… Nesër me datë 10 korrik mendojmë të fillojmë në operacionin përmes postës”, ka thënë Ahmetaj në mbledhje.

Kujtojmë se, edhe mbledhja e fundit e KQZ-së është mbajtur me tensione për shkak të mospajtimit të anëtarëve të saj lidhur me agjendën e mbledhjes./Insajderi.com