
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar qytetarët e Kosovës, se nga enjtja do të fillojë aplikimin për patentë-shofer ndërkombëtar.
Aplikimi do të bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.
Kjo do të bëhet sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës. /Insajderi.com