Nga sot fillon ekzekutimi i 170 eurove nga Pakoja Emergjente

Nga sot fillon ekzekutimi i 170 eurove nga Pakoja Emergjente

Që nga dita e sotshme, e hënë, 10.08.2020, është paralajmëruar se Ministria e Financave do të fillojë me ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt paraprak, njofton Insajderi.

Këtë paralajmërim e ka bërë dje, me datë 09.08.2020, Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në profilin e saj Facebook.

Në paralajmërimin e Bajramit kërkohet falje nga qytetarët e vendit për këto vonesa, vonesë e cila sipas saj ka ardhur si pasojë e procesit të zgjatur të rishikimit të buxhetit.

Kujtojmë se në kuadrin e Pakos Emergjente, deri më tani qytetarët dhe bizneset e vendit janë paguar vetëm një herë, gjatë kohës së Qeverisë Kurti./Insajderi.com