Nga sot mund të tërhiqen asistencat mujore prej 130 eurosh të masës 15

Nga sot mund të tërhiqen asistencat mujore prej 130 eurosh të masës 15

Të gjithë familjarët që janë ankuar  për asistencën sociale 130 euro në masën 15 të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe i është pranuar ankesa do të kontaktohen përmes telefonit nga zyrtarët e Qendrave dhe Punë Sociale.

“Për të gjithë familjet që informohen nga Qendrat për Punë Sociale se u është njohur e drejta për të përfituar këtë asistencë mujore për muajt prill-qershor 2020, mjetet buxhetore mund t’i tërheqin nga Zyrat Postare më të afërta në kuadër të komunës së tyre, duke filluar nga data 28 dhjetor 2020 deri me 15 janar 2021”, thuhet në njoftim.

Familjet dhe qytetarët që u është refuzuar ankesa për të përfituar asistencën mujore në vlerë prej 130 euro, mund të paraqiten në Qendrat për Punë Sociale të komunës përkatëse nga data 15 janar 2021. /Insajderi.com