Nga sot mund të vaksinoheni edhe në shesin “Zahir Pajaziti”

Nga sot mund të vaksinoheni edhe në shesin “Zahir Pajaziti”

Nga sot qytetarët do të mund të marrin vaksinën anti-COVID edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Me rastin e fillimit të vaksinimit në këtë pikë të pranishëm do të jenë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, kryetari i Prishtinës Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i, USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Qendra e vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të hapet edhe një pikë tjetër e re ne Kodrën e Trimave (QMF-2).

Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë aktualisht bëhet në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”./Insajderi.com