Nga sot nis punën biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”

Nga sot nis punën biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën moti pjesë në hapjen e Javës së Bibliotekës, që sivjet shënon edicionin e 18-të, njofton Insajderi.

Nga aty, Osmani njoftoi se nga sot fillon punën biblioteka presidenciale “Ibrahim Rugova”, për të cilën tha se do të mbledh dokumente zyrtare që dëshmojë shtetndërtimin e vendit.

“Kam nderin të kumtoj lajmin se nga sot nis punën biblioteka presidenciale ‘Dr. Ibrahim Rugova’ në bashkëpunim më ShBA-në. Kjo do të mbledh dokumente zyrtare të rëndësishme të shtetndërtimit. Do të edukoj e frymëzoj gjeneratat e ardhshme”.

Presidentja ftoi qytetarët që t’i vizitojnë më shpesh bibliotekat, ndërsa premtoi se do të kujdeset që këto të fundit të marrin vëmendjen e merituar.

Kurse Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, theksoi se është prioritet shoqëror e institucional zhvillimi i librit./Insajderi.com