Nga sot nis vaksinimi masiv në Kosovë

Nga sot nis vaksinimi masiv në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot(15 qershor), do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve kundër COVID-19 shkruan Insajderi.

Sipas njoftimit thuhet se vaksinimi do të bëhet Bazuar në Planin e Veprimit.

MSH po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të mos shkojnë në qendrat e vaksinimit pa konfirmim, por të presin thirrjen për termin.

Thirrja do t’iu bëhet përmes telefonit, mesazhit telefonik ose përmes emailit.

“Nëse nuk keni aplikuar ende për vaksinim këtë mund ta bëni ekosova.rks-gov.net”, është shkruar në njoftim./Insajderi.com