Nga sot nisin testimet e shpejta për COVID-19 në Shqipëri

Nga sot nisin testimet e shpejta për COVID-19 në Shqipëri

Testimet e shpejta për Coronavirus në Shqipëri pritet të fillojnë nga sot, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ministrja përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ndër të tjera, theksoi se janë 100 mijë teste të shpejta në dispozicion dhe shumë shpejt do të hapën disa pika në Tiranë e në qytete të tjera.

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur qasjen për qytetarët për testimin në #kohë dhe të #sigurt. 100.000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu. /Insajderi.com