Nga sot, secili punëtor me një klikim mund të mësojë nëse është i regjistruar nga punëdhënësi

Nga sot, secili punëtor me një klikim mund të mësojë nëse është i regjistruar nga punëdhënësi

Administrata Tatimore e Kosovës ka lansuar të enjten aplikacionin elektronik për verifikimin e punëtorëve nëse janë të regjistruar/deklaruar nga punëdhënësi i tyre.

Sipas ATK-së, aplikacioni në fjalë është shumë i thjeshtë, kërkon pak të dhëna për ta verifikuar një punëtor veten.

“Përveç pjesës së verifikimit,  ATK ka dizajnuar edhe pjesën tjetër brenda këtij aplikacioni, ku në rast se punëtori gjatë verifikimit nuk e gjen vetën në listat e deklarimit, ai mund ta denoncojë punëdhënësin e tij”, thuhet në njoftimin për media.

Pra, në pjesën ku punëtori identifikon mos-deklarimin e tij nga punëdhënësi, ka mundësi të klikojë në butonin “Raporto punëdhënësin”, i cili shpije në formën për denoncim/raportim.

“Aplikacionin mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së  www.atk-ks.org”.

“Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i zbusim statistikat e punëtorëve të pa formalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurt”, thuhet më tej në njoftim./SHQIP.com