
Masa të reja anti-COVID’19 do të hynë në fuqi nga sot edhe në Shqipëri, transmeton Insajderi.
Jo shumë ndryshe nga vendi, në Shqipëri nga kjo e enjte do të ndalohet lëvizja prej orës 20:30-06:00.
Ky vendim është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, raporton TCh.
Tre ditë më parë nga ky komitet u tha se masat e reja do të qëndrojnë aktive deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në prag të festave të fundvitit. /Insajderi.com