Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se nga data 25 janar e këtij viti, do të fillojë lejimi i vizitave te familjarët e tyre, njofton Insajderi.
Lejimi i vikendeve për të dënuarit vjen si masë lehtësuese për personat të cilët i plotësojnë kushtet.
“Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve. Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t’i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh” thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Shërbimi Korrektues ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve. /Insajderi.com