Prokurori i Zyrës së Specializuar, ka thënë të mërkurën se veprimet e dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, “kanë devijuar burimet e tyre”.
Në pyetjen e gjykatësit ai ka thënë se është një listë për përshkrim të sjelljes së të akuzuarve për të cilët ngritët aktakuzë, njofton Klan Kosova.
“Kjo pyetje do të marrë përgjigje nga unë në lidhje me atë që thuhet në aktakuzë”, ka thënë ai.
“ZPS pretendon se ajo që kanë bërë të akuzuarit është që kanë shpërndarë informacion konfidencial, kanë deklaruar se qëllimi i tyre për të shpërndarë këtë informacion është që të pengonin procedurën dhe kanë nxitur edhe publikun që e kanë pasë në zotërim apo kanë pasë qasje në informacion të shpërndajnë më tej dhe ta publikojnë këtë informacion, pastaj në përmbajtjen e paketës, pjesë të tyre janë shpërndarë”.
Shtatorin e vitit të kaluar, në mënyrë enigmatike kishin arritur disa dosje të Gjykatës Speciale.
Gucati e Haradianj, atë botë vendosen që të publikonin disa nga dosje.
Më pas kishte ardhur edhe arrestimi i tyre. /Insajderi.com