Nga tetori më shumë raste pozitive me Coronavirus sesa për shtatë muaj të pandemisë

Nga tetori më shumë raste pozitive me Coronavirus sesa për shtatë muaj të pandemisë

25 mijë e 636 raste pozitive me Coronavirus janë shënuar vetëm përgjatë dy muajve të fundit në vend, krahasuar me rreth 16 mijë sa janë shënuar gjatë periudhës mbi shtatë mujore që nga fillimi i pandemisë, njofton Insajderi.

Nga 13 marsi deri më 1 tetor janë regjistruar 15 mijë e 663 raste pozitive dhe 627 raste të vdekjeve kurse vetëm nga 1 tetori deri sot janë 25 mijë e 636 raste pozitive dhe 435 raste të vdekjeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë thirrje pasdite për kujdes dhe ka alarmuar për shifrat e larta.

“Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale. Ju lutemi të keni kujdes në mbajtjen e maskave, mbani distancë dhe higjienën personale”, thuhet në apelin e IKSHPK-së. /Insajderi.com