Nga tokat e sheshta të Prishtinës e deri në maje të botës – gruaja që po sfidon gjithçka  

Nga tokat e sheshta të Prishtinës e deri në maje të botës – gruaja që po sfidon gjithçka  

Uta Ibrahimi ishte shqiptarja e parë e Kosovës e cila u ngjitë në majën e Everestit dhe tani ka një projekt të ri në mendje, shkruan Insajderi.

Ajo ka plan të ngjitet në pjesën jugore të malit Lhotse në Azi përmes rrugës së Jerzy Kukuczka.

Kjo rrugë është emëruar me këtë emër pasi Kukuczka u zhduk këtu para 30 vitesh.

Për Ibrahimin, ndërmarrja e një prej rrugëve më të vështira në Himalaje do të jetë mundësia e jetës së saj.

Plani fillesatar i saj ishte të kalonte pranverën për të rritur fonde për ekspedita të ardhshme, por plani ndryshoi kur mori ftesën për këtë ekspeditë.

Ajo është ngjitur Lhotse me një lartësi prej 8,516 metrash, duke u cilësuar si mali i katërt më i lartë në botë, në vitin 2018.

Qëllimi i saj është të ngjitet në 14 majat më të larta të botës në 7 vite, dhe deri tani ka arritur që të ngjitet në katër prej tyre brenda dy viteve.

Ibrahimi mori ftesën për këtë ekspeditë nga Hong Sung Taek, një alpinist i Koresë së Jugut dhe televizioni National Geographic Explorer.

Ibrahimi vendosi se ishte një rast që ajo nuk mund të humbasë, veçanërisht kur ka të bëj me një person kaq me përvojë si Sung Taek.

Kjo do të jetë përpjekja e saj e gjashtë nga pjesa jugore e Lhotse. Në vitin 2017, ai u kthye mbrapa 200 metra nga maja.

Pjesa jugore e Lhotses ka qenë vendi ku shumë alpinist kanë humbur jetën e tyre apo janë zhdukur  si Kukuczka, Reinhold Messner, Riccardo Cassin, Cristof Profit dhe të tjerë.

Vetëm dy ekipe janë ngjitur me sukses në këtë pjesë: një ekspeditë 18-anëtarëshe ruse në 1990 dhe një ekip japonez, i udhëhequr nga Osamu Tanabe, në vitin 2006.

Vështirësia e rrugës qëndron në murin prej 3.300 metra të akullit dhe shkëmbit, i cili ëshët gati tërësisht vertikal.

Po ashtu moti gjithnjë me stuhi, rreziku i ortekut dhe rënia e shkëmbinjve e shtojnë shkallën e rrezikshmërisë në këtë udhëtim.

Ibrahimi stërvitet shumë para ekspeditave të saj.

Një ditë tipike përbëhet nga një vrap në mëngjes, gjashtë orë ngjitje në akull, dhe një sesion trajnimi me peshë rreth dy orësh në mbrëmje.

Uta Ibrahimi është përshkruar si një vajzë e  butë, megjithatë autoritare, siç mund të pritet nga dikush që ngjiti majat e marketingut në Kosovë, përpara se të vazhdoj planin e saj në ngjitjen e majës Everest me një lartësi prej më shumë se  8,000 metrave në një vend ku askush nuk ishte ngjitur më parë.

Nga tokat e sheshta të Prishtinës e deri në krye të botës, Ibrahimi po përballet me sfida dramatike për veten dhe vendin e saj./Insajderi.com