Nga Varshava erdhën edhe 32 oficerë për ta ndihmuar Policinë e Kosovës

Nga Varshava erdhën edhe 32 oficerë për ta ndihmuar Policinë e Kosovës

Lars Gunnar Wigemark, shefi i Eulexit në Kosovë ka komentuar ardhjen e kosovarëve nga Varshave me aeroplan të këtij misioni në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Wigemark ka bërë të ditur se me kosovarët në Kosovë kanë ardhur edhe 32 oficerë.

“I lumtur që sillem sot në Prishtinë një numër të qytetarëve të Kosovës pa asnjë kosto me bordin special të Eulex-it nga Varsha, gjithashtu me ta kanë ardhur edhe 32 oficer në mbështetje të Policisë së Kosovës si pjesë e misionit tonë”, ka shkruar shefi i Eulex-it.

12 shtetas të Kosovës kanë mbërritur nga Varshava në Prishtinë falë ndihmës së misionit të EULEX-it.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga vetë misioni i EULEX-it.

“12 shtetas të Kosovës që kanë qëndruar në Poloni dhe Çeki janë sjellë në Kosovë falë një fluturimi nga Varshava të financuar nga EULEX-I”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com