Nga Vetëvendosje reagojnë për herë të parë pas publikimit të “non paper”-it

Nga Vetëvendosje reagojnë për herë të parë pas publikimit të “non paper”-it

Nga Vetëvendosje ka ardhur reagimi i parë pas publikimit të një “non paper”-i të hënën në media, në të cilin flitet për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, njofton Insajderi.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Dimal Basha, ka thënë se ky jo-dokument i cili pretendohet se është franko-gjerman, është lëshuar qëllimisht “për me kriju huti dhe disavantazh për Kosovën”.

Sipas tij, demantimi nga Franca e Gjermania lë “të nënkuptohet nga cila kuzhinë ka dalë ajo”.

“Ju lutem, nëse Gjermania dhe Franca demantojnë si merret-neës, atëherë cili është interesi të trajtohet seriozisht kjo letër?”, ka shkruar Basha.

Tutje ai ka shkruar se nuk merret pushteti i Albin Kurtit në Kosovë duke bërë koalicion me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Është legjitime nga disa synimi i tyre që ta dëmtojnë politikisht Albin Kurtin, por kjo nuk bëhet në dëm të Kosovës! Nuk merret pushteti i Albin Kurtit në Kosovë duke bërë koalicion me Vuçiqin në Serbi!!!”, ka shkruar ai./Insajderi.com