
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka fajësuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiun, për asgjësimin e mbi 100 mijë vaksinave kundër COVID-19 të AstraZeneca-s, pasi iu ka skaduar afati.
Rreth një muaj më parë, Haxhiu kishte deklaruar se vaksinat AstraZeneca të cilat Kosova I kishte pranuar donacion nga Norvegjia nuk është dashur të pranoheshin, pasi sipas tij, “këto vaksina i kanë larguar nga përdorimi vendet e BE-së për personat nën 65 vjeçar”.
Madje, ai u kishte bërë thirrje qytetarëve që të shikojnë afatin e skadimit para se të vaksinohen.
E sipas Manxhukës, “këto gënjeshtra” kanë bërë që njerëzit të hamendësohen dhe vaksinave të iu skadojë afati i përdorimit.