Nga VV reagojnë pas vendimit të PZAP-së: Beteja vazhdon

Nga VV reagojnë pas vendimit të PZAP-së: Beteja vazhdon

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Beqiri, ka reaguar menjëherë pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka provuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili nuk ia lejon pjesëmarrjen në zgjedhje pesë deputetëve të kësaj partie që kanë dënime të formës së prerë, njofton Insajderi.

Sipas Beqirit, PZAP është regjim i vjetër, por “beteja vazhdon”.

“PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Beteja vazhdon deri sa ta fitojmë luftën kundër regjimit të vjetër. Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar Beqiri.

Sipas vendimit të PZAP-së, jashtë listave mbesin të dënuarit me aktgjykim final në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Te VV-ja pos tij, kandidimi i është ndaluar edhe katër kandidatëve të tjerë. Vendimi thekson se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë./Insajderi.com